Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mesazhi i plotë nga NASA për gatishmërinë emergjente që na pret
English

Mesazhi i plotë nga NASA për gatishmërinë emergjente që na pret

Drejtori i NASA-s Charles Boldeni nëpërmjet një video email-i i bën thirrje gjithë punonjësve që të organizohen në mënyrë që të jenë të përgatitur për emergjencën e radhës globale që pritet të godasë Tokën, pasi një punonjës i NASA-s që mbron familjen nga një rrezik i mundshëm, ai do të jetë i aftë të përballojë ditën e punës që e pret.


Mesazhi i plotë nga NASA

“Unë dua disa minuta për të folur me ju për Gatishmërinë Emergjente që na pret. NASA është një organizatë unike. Ne jemi e vetmja organizatë në qeverinë federale që është përgjegjëse për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve, jo vetëm këtu në Tokë, por edhe jashtë planetit.

Në përvojën time në menaxhimin e astronautëve, kemi folur gjithmonë për rëndësinë e përgatitjes së familjeve, për pasjen e një programi të posacëm për mbështetjen dhe mbrojtjen e familjes. Dhe kam frikë se programi ynë nuk është aq i mirë sa duhet të jetë.

Pra, unë kërkoj nga ju të gjithë, nëse banoni në bregun Perëndimor, në bregun Lindor, në zonën e Liqeneve të Medha, mendoni për fatkeqësitë natyrore që mund të ndodhin në zonën tuaj, mendoni sic keni bërë gjatë sulmeve të 11 shtatorit, mendoni dicka e cila mund të vijë nga forcat e jashtme dhe bisedoni me familjen tuaj, duhet ta bëni në mënyrë që të përgatiten për ngjarje të paparashikuara.

Hartoni një plan për shtëpinë tuaj. Mendoni për një strategji komunikimi me familjen. Ku mund të mblidheni të gjithë nëse ndodh një emergjencë natyrore dhe ndodheni në pika të ndryshme të qytetit.

Gjëja më e rëndësishme për ne, është që të kryejmë me sukses misionin tonë dhe që njerëzit tonë, familja jonë të jetë e sigurtë me qëllim që ju të vini të qetë në punë, dhe në rast tragjedie familjet tuaja të jenë të sigurta.

Pra, unë kërkoj nga ju që të mblidhni familjet tuaja dhe të mendoni mirë se cfarë duhet të bëni në një rast emergjence globale shpresoj që të adaptoni programin e pergatitjes për familjet tuaja, ndërkohë që të gjithë të jemi të qetë që ti bëjmë ballë tragjedisë. Ju e dini se cfarë bëni. Ju e dinië se carë duhet të bëni ju dhe familja juaj në rast emergjence dhe mbi të gjitha, jini të pergatitur.

KOMENTE