English

Kufomë e dekompozuar gjendet në brigjet e Durrësit

Pasditen e sotme në brigjet e Durrësit është gjetur një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull.

Kufoma është diktuar nga një anije peshkimi e cila menjëherë ka lajmëruar policinë dhe mendohet se kufoma duhet të jetë e kapitenit Khayam Mamadoll 54 vjeç nga Azerbajxhani i anijes që u mbyt në 15 janar në zonën e Porto Romanos.

Forcat e policisë po punojnë për identifikimin e kufomës dhe shkakun e vdekjes.

KOMENTE