English

Shqiptarët meritojnë një qeveri të denjë e të drejtë shprehet Rama në Twitter

Si përherë në rrjetin e tij Twitter, kryetari i Partisë Socialiste ka rreaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha nga Mynihu që modeli ekonomik në Shqipëri është liberal.

Në rrjetin e tij Twitter ai shkruan: “KM vijon ta bëjë qesharak vendin tonë duke eksportuar jashtë shtetit fjalimet e tij groteske për ekonominë.Turp i pamerituar për Shqipërinë. Këto shfaqje brutale të marrëzisë në pushtet janë alarm për ndryshimin e domosdoshëm! Shqiptarët meritojnë një qeveri të denjë e të drejtë”

Edi Rama i ka quajtur marrëzi këto deklarata dhe ndryshimi në Shqipëri duhet të jetë i domosdoshëm.

KOMENTE