Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama reagon në Twitter: Berisha model suksesi imagjinar, qesharak
English

Rama reagon në Twitter: Berisha model suksesi imagjinar, qesharak

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e Berishës në Mynih, duke pohuar se kreu i qeverisë është turpi i vendit. Nga Twitteri, Rama ka deklaruar se Berisha flet për një model suksesi imagjinar, duke e bërë vendin tonë qesharak përpara botës. “Flet në mes të Gjermanisë për 18% rritje ekonomike e për një model suksesi imagjinar, që e bën Shqipërinë të duket si s'ka më keq nëpër botë”, komenton Rama.

“KM vijon ta bëjë qesharak vendin tonë duke eksportuar jashtë shtetit fjalimet e tij groteske për ekonominë. Turp i pamerituar për Shqipërinë! Flet në mes të Gjermanisë për 18% rritje ekonomike e për një model suksesi imagjinar që e bën Shqipërinë të duket si s'ka më keq nëpër botë!” shkruan Rama në Twitter.

Duke i cilësuar deklaratat e kryeministrit si një marrëzi, kreu socialist Rama ka theksuar se ndryshimi është i domosdoshëm në Shqipëri.

“Këto shfaqje brutale të marrëzisë në pushtet janë alarm për ndryshimin e domosdoshëm! Shqiptarët meritojnë një qeveri të denjë e të drejtë”.

KOMENTE