Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbi 100 mijë euro investim, merr pasaportë shqiptare
English

Mbi 100 mijë euro investim, merr pasaportë shqiptare

Situata e krijuar nga moti i keq në vendin tonë më në fund ka mbledhur qeverinë ku është diskutuar dhe vendosur për ngritjen e një komiteti për përballimin e situatës dhe ndihmën ndaj banorëve të zonave të thella, të cilat gjenden të izoluara prej shumë ditësh nga pjesa tjetër e vendit.

“Është e domosdoshme që të krijojmë komitetin e përballimit të kësaj situate, të kryesuar nga ministri Brendshëm, por ku do të jenë drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Punëve Publike, Bujqësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit. Komiteti duhet të ndjekë 24 orë në 24 situatën në zonat e izoluara. Vërtet në disa zona nuk arrin më shumë se 1 metër, por ka fshatra e lagje ku bora shkon në dy e më shumë metra. Të gjitha potencialet duhet të vihen në funksion të tyre. Në radhë të parë emergjenca shëndetësore, pastaj furnizimet me ushqime”, tha kreu i qeverisë.

Ai gjithashtu ka prekur dhe çështjen e nënshtetësisë shqiptare për të huajt.
Berisha kërkoi rishqyrtimin e ligjit për shtetësinë, duke e bërë atë më të hapur ndaj shtetasve të huaj. Kreu i ekzekutivit u shpreh se të gjithë shtetasve të huaj që investojnë në vendin tonë mbi 100 mijë euro duhet t’u jepet shtetësia shqiptare.

“Ligji duhet të rishqyrtohet, duhet të përcaktojmë standarte të reja duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjeja për heqjen e vizave. Shqipëria duhet t’u japë shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj”, theksoi Berisha.

KOMENTE