Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mos lini mendjen pas djemve
English

Mos lini mendjen pas djemve

Një nga pjesët më të vëshira e të qënit single është si t’ja bëni për djemtë të cilët i pëlqeni por ata nuk e kanë këtë pëlqim reciprok. Mund t’ju ketë ndodhur në gjimnaz, në universitet dhe ndoshta akoma ju ndodh. Gjëja më e keqe që mund të bëni është të fiksoheni pas djemve të cilët nuk j’ua kthejnë në mënyrë reciproke. Më poshtë keni se si të shmangni tendencën për t’u fiksuar pas dikujt.
VENDOS NJË LIMIT KOHOR
Të jesh e fiksuar për pak kohë nuk ka ndonjë problem, por vendosini vetes një limit kohor. Sa më shume të fiksoheni pas dikujt, aq më shumë ju rri ai në mëndje- pra nëse vini limite, sigurohuni që të mos konsumoheni nga ai djalë. Lejojini vetes nje ose dy ditë mërzi por më pas ndërroni frekuencë.
BËJ NJË SPASTRIM CEREMONIAL
Nëse të vendosurit e një limiti kohor nuk funksionon, ndoshta duhet ti coni gjërat në një tjetër nivel duke bërë dicka më simbolike. Fshijini numrin nga celulari dhe fshijeni si friend nga facebook-u.( nëse e keni si të tillë). Nëse vërtet e keni vendosur që nuk duhet të fiksoheni më, shkruajeni numrin në një letër, zhubroseni dhe hidheni tutje. Ndonjëherë për të hequr nje djalë nga mëndja duhet një veprim i prekshëm si ai i mësipërmi.
PËRDOR SISTEMIN E SHPËRBLIMIT
Shpërblimet i ndihmojnë njerëzit të lënë duhanin, të humbasin peshë, ose të heqin dorë nga zakone të tjera të këqija. Dhurojini vetes një manikyr ose pedikur, bli fustanin që ka kohë që të pëlqen aq shumë ose zgjidh c’të duash ti vetëm nëse rri një javë pa menduar për të.
HUTOHU
Mënyra më e mirë që të largoni mëndjen nga një djalë është që të takoni një tjetër, shumë më të mirë. Mblidhu me shoqet e tua, planifikoni të dilni bashkë, dhe zbavitu sa më shumë. Nuk është e rëndësishme të marësh numra e të flasësh me të gjithë meshkujt e mundshëm, por që të kuptosh se ka shumë djem më interesantë se të harxhosh kohë duke menduar për atë që nuk të korespondon mbrapsht.

KOMENTE