English

Banesa përfshihet nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë

Banesa është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit ku dhoma e një shtëpie private është përfshirë nga flakët por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.
sShkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen akoma ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KOMENTE