English

Dush horizontal që ju lan kur jeni shtrirë

Imagjinoni sa përtesë është të ngrihesh nga gjumi dhe të bësh dush, pasi të duhet të harxhosh dhe energjinë e trupit.

Por sa mirë do të ishte që të bënit dush pse jo dhe duke marrë një sy gjumë për 10 minuta duke qënë dhe shtrirë.

Këtë e realizoi kompania gjermane Dornbracht. Ti shtrihesh dhe rrotullohesh si të duash dhe uji që bie lan trupin tuaj.

"Rezultati është relaksim total që është e mundur vetëm për atë që ka kohë kur bën dush.

Tension në kokë, muskujt që shtrihen, stresi i përditshëm largohet si me magji, trupi dhe mendja janë rigjeneruar plotësisht. Eshtë fantastik megjithëse njerëzit janë të prirur për një dush të shpejtë Por ne po bejmë një transferim të dushit në një lloj të ri që shumë shpejt do të jetë mjaft i kërkueshëm, shprehet Dornbracht Andreas i kompanise CEO.

KOMENTE