English

Hipokrizia ne pushtet shkruan Rama në Twittër

"Festojnë 92 vjetorin e TR ata që e penguan barbarisht për synime politike e pastaj ia vodhën votat ditën për diell. Hipokrizia në pushtet!" - është shprehur Rama në Twitter, lidhur me deklaratat e kryeministrit Sali Berisha në simpoziumin e mbajtur nga bashkia e Tiranës, në kuadër të 92 vjetorit të Tiranës si kryeqytet.

Kryeministri Berisha duke iu drejtuar kryebashkiakut Lulzim Basha e përgëzoi për frymën qytetare që ka kthyer së bashku me ekipin e tij në një kohe relativisht të shkurtër.

Por Kryeministri më parë është shprehur “Tirana pret dhe unë jam i bindur se ju me përkushtimin më të madh me ekipin tuaj do bëni fillimin e saj të dytë të madh, të cilat fatkeqësitë politike ja mohuan”.

KOMENTE