English

Ujku përshëndet banorët në qytetin e Kuksit

Banorët e Lagjes 1 në qytetin e Kuksit janë përballur me ujkun e zbritur nga malet e Hasit i cili ka kaluar mes përmes pallateve dhe më pas është zhdukur përsëri në drejtim të pyllit.


Ndërkohë banorët nuk guxonin ti afroheshin dhe kishin thirrur një gjahtar për ta vrarë, por derisa gjahtari morri çiften nga shtëpia ai kishte ikur.
Por më vonë mësuan se një roje stallash e kishte vrarë ujkun pasi i trembej ardhjes së tij përsëri në stalla.

Ardhja e ujqve është parë dhe para tre vitesh por jo një por disa përnjëherësh, të cilët ishin vrarë po nga gjahtarët.

KOMENTE