English

Ushtria vihet në gadishmëri për situatën e krijuar

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, gjeneral Xhemal Gjunkshi
përmes një interviste telefonike për top channel deklaroi:

“Aktualisht forcat e armatosura po operojnë në qarkun e Kukësit, Dibrës, Korçës dhe të Shkodrës. Unë gjendem në Kukës dhe gjendja nuk është shumë alarmante. Ushtria do të jetë në gadishmëri për çdo lloj situate deri në hapjen e akseve rrugore. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare thekson se për momentin po ndërhyhet vetëm nga toka sepse është i pamundur fluturimi për shkak të kushteve të vështira.
Nuk po ndërhyhet nga ajri sepse situata meteorologjike nuk e lejon diçka të tillë. Po operohet vetëm nga toka. Të gjitha kërkesat që vijnë në komitetin e emergjencës ne i vlerësojmë dhe caktojmë sasinë e mjeteve që janë të nevojshme për t’i dërguar në zonat që kanë nevojë”, është shprehur Gjunkshi pas mbledhjes me kryeministrin Berisha që u organizua në zyrat e qarkut në Kukës

KOMENTE