Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banorët kërkojnë evakuimin. Frika nga orteqet
English

Banorët kërkojnë evakuimin. Frika nga orteqet

Intsiteti i reshjeve të rëna ditët e fundit dhe sidomos këto 2 ditët e fundit ka bërë që shumë komuna në veri të vendit të kërkojnë evakuimin e banorëve. Shkak për këtë alarm është bërë rreziku nga orteqet, por edhe mungesa e ushqimeve, mungesa e medikamneteve dhe rastet e emrgjencës.
Alarmi ka ardhur nga Tropoja, por edhe nga Dibra përmes telefonatave të mbërritura në redaksinë e informacionit në RTV “Ora News”. Problemi kryesor mbeten jo vetëm mungesa e ushqimeve, e ujit të pijshëm, por edhe rreziku nga orteqet. Dhjetëra rrugë vijojnë të jenë të izoluara, ndërsa shumë komuna kanë mbetur prej disa orësh pa energji elektrike.
Që dje dhe deri sot trashësia e dëborës është rritur ndjeshëm, jo vetëm në zonat malore, por edhe në banorët e qyteteve veriore të cilët pohojnë se janë të izoluar. Po ashtu, është shtuar edhe numri i emergjencave, numri i familjeve që kërkojnë ndihmë për ushqime dhe medikamente, sidomos në qarkun e Kukësit, të Dibrës, Korçës, në Malësi të Madhe, e sidomos në atë të Pukës.
Në qarkun e Korçës për shkak të bllokimit të rrugës Korçë-Drenovë një person ka ndërruar jetë. 67 vjeçari Nevruz Qosellari vdiq në rrugë, pasi familjarët nuk kishin mundësi të tansportonin në kohë të moshuarin në spitalin rajonal. Shumë komuna dhe fshatra të tyre bëjnë apel që të furnizohen me rezervat ushqimore dhe medikamente, pasi shumë fëmijë dhe të moshuar janë në gjendje të rëndë, të izoluar nga reshjet e dëborës.
Në Dibër një familje në fshatin Luzni ka bërë apel për ndihmë, për fëmijën e tyre 8 muajshe që vuan prej temperaturës së lartë. Në këtë fshat nuk ka mjek, ndërsa 5 shtëpi rrezikojnë të shemben nga dëbora e madhe, që i ka kaluar 1.5 metra. Komuna Kalaja e Dodës bën kërkesa për rezerva ushqimore për 150 familje, kurse në komunën e Sllovës ka pas ndërhyrje me fadromë për një të sëmurë, ndërsa 200 famije në këtë komunë nuk kanë drita dhe ushqime. Edhe në Zallreç janë totalishjt të bllokuar e nuk ka komunikim, ndërsa 40 familje kanë bërë apel për ndihma.
Në Kukës, trashësia e dëborës është rritur me 30 cm dhe temperaturat kanë rënë në minus 7 gradë celcius. Të gjitha akset janë bllokuar, përveç aksit Kalimash- Morinë, në të cilin kalohet me zinxhirë dhe vetëm në një korsi, ndërkohë vështirësi qarkullimi ka pasur edhe brenda në qytet. Vazhdojnë të jenë tërësisht të bllokuara 12 komuna dhe disa fshatra të komunës Bicaj, ndaj vetëm në qarkun e kukësit janë bllokuara tërësisht rreth 50 mijë banorë. Energjia elektrike mungon që prej orës 12 të natës së mbrëmshme pothuajse në të gjitha komunat, ndërsa në qytete vetëm dy lagje furnizohen me energji. Edhe uji i pijshëm mungon ngado dhe mësimi është pezulluar edhe për këtë javë sipas burimeve nga drejtoria arsimore në Kukës.
Në Shkodër ka pasur vetëm reshje shiu, ndërsa në Pukë, Malësi e Madhe dhe komunat Gjegjan, Qafë Mali vazhdojnë të jenë të bllokuar. Trashësia e dëborës në komuna ka arritur deri në 2 metra, ndërsa raste emergjente vazhdojnë sërish, si pasojë e virozave të stinës dhe uljes së temperaturave.

KOMENTE