English

Greqia miraton paketën e kursimit dhe shpëton nga falimentimi

Më në fund pas shumë diskutimesh tepër të ashpra deri në kërcënime dhe ofendime, parlamenti grek ka miratuar paketën e fundit të masave të rrepta, për të siguruar pakon e ardhshme të shpëtimit.

Masat e rrepta që u miratuan sërish kanë të bëjnë me uljen e kufirit të pagës minimale dhe shkurtimin e numrit të punonjësve të administratës.

Dhe si shkëmbim Greqia do të marrë paketën tjetër prej 130 miliardë eurosh e vlefshme për të shpaguar borxhet dhe për të shmangur falimentimin.
Ministri grek i financave Evangelos Venizelos u kërkoi ligjvënësve që të miratojnë masat “për të shpëtuar vendin”.
Dhe votimi është bërë me miratimin e paketës, ndërsa protestat e sotme, sidomos ato të orëve të fundit kanë dalë jashtë kontrollit duke degjeneruar në përleshje të dhunshme me forcat e policisë, ku si pasoj mbetën mbi 100 të plagosën ndër to edhe policë. Ndërkohë më shumë se katër ndërtesa historike në qendër të kryeqytetit grek, ndër to dhe një kinoteatër u përfshirë nga zjarri.
Ndërsa në rrugët përreth përleshjet midis policisë dhe protestuesve vazhdojnë të jenë të dhunshme dhe të ashpra.

KOMENTE