English

Kujdes me bebet. Kuptojnë fjalët më herët se mendimi i tyre i parë

Psikologët Elika Bergelson dhe Daniel Swingley revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave deklaruar në bazë të një studimi të bërë se kini kujdes kur të flisni me bebet tuaja.

Fëmijët kuptojnë shumë më herët se të shprehin fjalën e tyre të parë.

Që në moshën 6 muaj mund të kuptojnë elementët dhe tingujt e gjuhës amtare, por jo të lidhë tingujt me kuptimet.

Ky studim paraqet një mesazh të madh për prindërit: Ju mund të bisedoni me fëmijët tuaj dhe ata do të kuptojnë një grimë e asaj që ju jeni duke thënë.

Por kujdes kur flisni. Duhet të jeni të qartë në atë që thoni dhe të flisni korrekt fjalët.

Bebet mund të mësojnë fjalët themelore nga mosha gjashtë muaj për shkak të ekspozimit të tyre ndaj asaj që prindërit e tyre dhe vëllezërit e motrat mund të flasin.
Ndaj mundohuni dhe përpiquni që të shpenzoni pak kohë me bebet në lidhje me zhvillimin e gjuhës së tyre që bebet të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore në të ardhmen. Mjafton të flisni normalisht me ta.

KOMENTE