Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Librazhd, Rama dhe 4 kryetarë bashkish ndajnë ndihma
English

Librazhd, Rama dhe 4 kryetarë bashkish ndajnë ndihma

Kryetari i PS Edi Rama së bashku me kryetarët e katër bashkive ka qenë sot në rrethin e Librazhdit. Rama bashkë me kryetarin e Bashkisë së Korcës Niko Peleshi, Kryetarin e Bashkisë së Elbasani Qazim Sejdini, Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi, si dhe deputetin e zonës Taulant Balla kanë shpërndarë ndihma ushqimore dhe medikamente për fshatrat Skënderbe dhe Bardhaj të komunës Rrajcë. Kryetari Rama është shprehur "Do bëjmë gjithçka mundemi" duke iu referuar emergjencës që kanë banorët e zonave të bllokuara nga bora.

Rama është shprehur për solidaritet të plotë të Partisë Socialiste dhe të gjithë strukturave e të të zgjedhurve të saj. "Do bëjmë atë që duhet të bëjë shteti" tha Rama. Po ashtu Kryetari Rama është shprehur se i vetmi garant i mbijetesës në këto zona të rrethit të Librazhdit është solidariteti njerëzor: "Kemi mobilizuar gjithë forcat tona me kryetarët e bashkive të Elbasanit, Korçës dhe Pogradecit dhe me qytetarë që janë solidarizuar. Shpresojmë të bëhet rruga e kalueshme që të vijnë ndihmat. Me përfaqësuesit tuaj, bashkë me Taulantin, të bëhet ndarja e ndihmave. Shpresojmë që moti të ndryshojë brenda disa ditëve. Keni gjithë solidaritetin tonë. Ne jemi mobilizuar praktikisht në të gjithë zonat dhe po bëjmë atë që duhet të bëjë shteti, i cili fatkeqësisht është shthurur, është katandisur në një strukturë që nuk ka fuqi t'i përgjigjet kësaj situate. Shteti s'ka bërë asnjë parashikimin, asnjë programim. S'ka plan për të dalë nga kjo situatë."

Kryetari Rama ka dëgjuar edhe rrëfimin e disa prej banorëve të komunës Rrajcë për kushtet e mbijetetesës nën dëborë. Një prej tyre do të thoshte se është e pamundur të sigurohen zahiretë e dimrit kur mezi shtyhet një ditë dhe varfëria është ulur këmbëkryq në këto zona: "Që në datën 27 jemi bllokuar. Duhet treguar ajo që është. Unë kam qenë i djathtë dhe kam bërë ç' kam mundur dhe me telefonata, e kemi marrë z. Çota. E kemi marrë nuk e ka hapur telefonin. Kam marrë edhe një shok tjetër të PD-së. Na kanë thënë që siguroni zahire për dimrin. Ne marrim me listë në behar, çfarë do sigurojmë për dimër?! Ju faleminderit që keni ardhur këtu dhe ky popull do t'jua dijë për nder. Problemi qëndron këtu, nuk është se erdhën sot këtu dhe neve e zgjidhim çdo gjë, por juve ju jemi mirënjohës që erdhët ta shikonit këtë popull në këtë gjendje. Jemi në gjendje krize të gjithë vitin, por kjo është më e keqja. Ne sot të na vdesi një njeri, japim 40 mijë lekë apo 50 mijë lekë, por nuk të çon njeri poshtë. Nuk kemi as ilaçe, gjendja ekonomike e dobët. Ne po qahemi për bukë për fëmijët sot, kurse Berisha mund të lahet në lavaman me flori."

Kryetari Rama në bisedë me banorë të këtyre fshatrave është shprehur për planin afatshkurtër dhe afatmesëm që ka hartuar Partia Socialiste dhe do të kërkojë parlamentit përmes deputetëve të saj që të miratohet: "Ne do t'i kërkojmë parlamentit nesër të marrë disa masa urgjente financiare, sepse këtu problemi është jo vetëm për të kaluar emergjencën, por edhe për të kuruar të gjitha plagët që hap kjo dramë e madhe, qoftë për dëmet materiale, qoftë dëmet në bagëti. Të shpresojmë që së paku të mos kemi dëme në jetë njerëzore. Me këto ndihma arritëm të sigurojmë dhe ilaçet e nevojshme për pak ditë. Do vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt. Kjo situatë e vështirë e ka gjetur shtetin tërësisht të papërgatitur dhe tërësisht jashtë loje."

Rama ka ironizuar me kryeministrin që flet për të mësuar shqiptarët gjuhën kinezçe, në një kohë kur ata po vuajnë nga uria dhe mungesë e energjisë të izoluar nën dëborë: "Rrugës duke ardhur kryeministri ka nxjerrë një recetë të re për të dal nga situata, të mësojmë kinezçe."

KOMENTE