Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Meta i pafajshëm. Jepet vendimi i Gjykatës
English

Ilir Meta i pafajshëm. Jepet vendimi i Gjykatës

Lidhur me çështjen e ish Zv.kryeministrit dhe njëkohësisht kryetarit të LSI-së Ilir Meta, gjykata e lartë ka publikuar sot vendimin e plotë. Arsyetimi i gjykatës thotë se vendos “deklarimin e pafajshëm të së pandehurit Ilir Meta për akuzën e kryerjes së veprës penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi fakti nuk provohet se ekziston, bazuar në nenin 388, pika 1 shkronja “a” të Kodit të Procedurës Penale”.

Vendimi i plotë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i caktuar me shortin e datës 11.05.2011 dhe 17.06.2011, i përbërë nga:

Ardian Dvorani Kryesues

Gani Dizdari Anëtar

Majlinda Andrea Anëtare

Arjana Fullani Anëtare

Guxim Zenelaj Anëtar

me pjesëmarrjen e sekretareve gjyqësore Brunilda Ago dhe Anisa Take, në seancën gjyqësore të datës 16.01.2012, mori në shqyrtim çështjen penale, e cila, sipas Regjistrit Themeltar të Gjykatës së Lartë, mban nr.8/1 të vitit 2011, me palë:



KËRKUES: PROKURORIA E PËRGJITHSHME E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, e përfaqësuar sipas udhërit të datës 24.01.2011 të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, nga prokurorët pranë kësaj Prokurorie, Bujar Sheshi dhe Anila Leka.

I PANDEHUR: Ilir Meta, i biri i Rexhepit dhe i Fiqiretes, lindur në Skrapar më 24.03.1969, banues në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, Kulla nr.1, Tiranë, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë ekonomik, i martuar, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i padënuar, në gjëndje të lirë, i mbrojtur nga avokatët Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja.

I AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, pas vlerësimit të akteve të këtij procedimi penal dhe çmimit të provave të paraqitura nga palët e të pranuara për t’u admnistruar prej saj, si dhe pasi dëgjoi qëndrimet e kërkesat e prokurorëve dhe ato të mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta

KOMENTE