English

Roberto Mancini i kënaqur me fitoren ndaj Portos

Roberto Mancini, është i kënaqur me fitoren në Evropa League ndaj Portos, duke e quajtur fantastike paraqitjen e djelmoshave të tij.
Sergio Aguero erdhi si zëvendësues për të shënuar golin e fituar gjashtë minuta para fundit të takimit, pasi një autogol i Alvaro Pereira kishte neutralizuar golin e hershëm të Silvestre Varela.
“Mendoj se ishte një rezultat i mirë, pasi është vështirë të fitosh këtu. Mendoj se ne fituam këtë ndeshje, pasi luajtëm shumë mirë dhe nuk u dhamë atyre shumë shanse për të shënuar. Mendoj se djelmoshat ishin fantastik”, ka thënë Mancini.

KOMENTE