English

Shpërthen gjeneratori në Lundër. 4 të plagosur

Aksident i rëndë ka ndodhur në Zonën e Lundrës ku katër persona mbetën të plagosur nga një shpërthim i një gjeneratori. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital por nga spitali bëhet e ditur se janë në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shpërthimi ka ndodhur pranë një cisterne nafte duke e bërë të rrezikshëm zjarrin që ka përfshirë godinën e këtij karburanti. Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikësve dhe ato të policisë, të cilat kane arritur te vënë në kontroll situatën.

Sipas Drejtorit të Zjarrëfikëseve Dilaver Laci aksidenti ka ardhur si rezultat i shkeljeve të rregullave teknike gjatë punës.
“Situata është plotësisht në kontroll dhe së shpejti do të shuhet zjarri. Nuk ka rreziqe me përjashtim të plagosjes së katër personave. Jemi të angazhuar në punë me tre zjarrëfikëse, ndonëse u njoftuam në momentin e duhur, situata ishte e rrezikshme pikërisht nga afërsia që kishte me karburantin. Zjarri ka ardhur si rezultat i një shkelje të rregullit teknik, pasi është punuar me saldatrice”-është shprehur ai.

KOMENTE