Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Imami Viziton familjet Vogli dhe Peçi
English

Ministri Imami Viziton familjet Vogli dhe Peçi

Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Viktor Bërdaj, ishin për ngushëllim në familjen e të rënit në krye të detyrës kapiten Feti Vogli. Ministri Imami i përcolli ngushëllimet e tij dhe të Forcave të Armatosura familjes Vogli, duke shprehur dhimbjen e thellë dhe mirënjohjen për aktin sublim të birit të tyre.
“Feti Vogli, ra në krye të detyrës duke luftuar me trimëri dhe burrëri. Ai do të mbetet në kujtesën e familjes, të Forcave të Armatosura dhe të të gjithë popullit shqiptar, si një dëshmor që nderoi flamurin dhe kombin e tij”, tha ndër të tjera ministri Imami.

Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes Imami, vizitoi edhe familjarët e nëntetarit Aleksandër Peci, të cilëve u komunikoi personalisht se sipas konfirmimeve të fundit, gjendja shëndetësore e nëntetarit Peci është shpresëdhënëse.
“Ai ka marrë tre plagë të rënda, por që nuk kanë prekur organet jetësore. Sipas konfirmimit që vjen nga Spitali Ushtarak në Kandahar, nëntetar Aleksandër Peci, mund të transportohet në Spitalin Ushtarak në bazën amerikane në Ramstein, Gjermani”.
Ministri i Mbrojtjes, garantoi familjarët se biri i tyre po merr trajtimin më të specializuar mjekësor dhe shpresohet që në orët në vazhdim gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.

KOMENTE