English

Xhinse të reja me tastierë kompjuteri funksionale me të gjitha obsionet (FOTO)

Kompania hollandeze e projektimit Nieuwe Heren,e drejtuar nga Erik de Nijs dhe Tim Smit ka bërë një zbulim dhe projektim të fundit, tepër funksional për të gjitha ata që duan të shkëputen nga tavolina e kompjuterit për disa momente.

Xhinse me tastierë kompjuteri me të gjitha funksionet do të hidhen në treg së shpejti.

Ato janë dizenjuar në mënyrë të tillë që të krijojnë lehtësi kur lëviz dhe njëkohësisht në funksion të kompjuterit.

Ato janë vetëm fare pak të rënda se xhinset e zakonshme. Ideja është që ju të kontrolloni kompjuterin tuaj pa qënë nevoja të uleni diku në tavolinë për të përdorur tastierën.
Xhinset janë një stil modern dhe kanë një xhep prapa që është projektuar posaçërisht për të mbuluar mousin i cili përdor një tel elastik për të qëndruar i bashkangjitur.
Ata qëndrojnë të lidhur në laptopë përmes teknologjisë wireless në një pajisje USB dhe pritet që të jenë në shitje me pakicë për 250 euro, pasi janë komplekse dhe për momentin nuk kemi shumë para që të mbulojmë tregun me një prodhim të madh.

KOMENTE