English

Ceremonia mortore e dëshmorit Feti Vogli

Nesër do të zhvillohet ceremonia e varrimit të kapitenit Feti Vogli pas mbërritjes së trupit të tij.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar në një njoftim për shtyp ceremenoninë mortore në nderim të tij si më poshtë:

Ora 03:15 - Pritet mbërritja e avionit që mbart trupin e të ndjerit

Ora 03:20- Trumpetat njoftojnë për daljen e arkivolit nga avioni

Ora 03:20 - 03:25- Përgatitja për fillimin e lëvizjes për tek automjetet

Ora 03:25 - 03:30- Ecja me arkivolin mbi supet e ushtarakëve për 200 m deri tek makina e funeralit
Vendosja e arkivolit në makinën e funeralit
Pjesëmarrësit zenë vendet e tyre nëpër makina

Ora 06:45 - 10:00- Ceremonia mortore familjare

Ora 10:00 - 10:45- Lëvizja e arkivolit me trupin e të ndjerit për në Pallatin e Kongreseve

Ora 10:45 - 11:00- Vendosja e arkivolit ne vendin ku do të zhvillohen homazhet në Hollin e Pallatit të Kongreseve

Ora 11:00 - 12:15- Zhvillimi i homazheve

Ora 12:15 - 12:20- Zhvillimi i homazheve nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit

Ora 12:25 - 12:30- Zhvillimi i homazheve nga Kryeministri

Ora 12:30 - 12:35- Zhvillimi i homazheve nga Kryetarja e Kuvendit

Ora 12:35 - 12:40- Zhvillimi i homazheve nga Presidenti

Ora 12:45 - 13:00- Zënia e vendeve për fillimin e ceremonisë mortore

Ora 13:00 - Fillimi i ceremonisë zyrtare

Ora 13:00 - 13:05- Himni Kombëtar

Ora 13:05 - 13:10- Fjala e lamtumirës

Ora 13:10 - 13:11- Trompetat njoftojnë për përfundimin e ceremonisë

Ora 13:11 - 13:25- Rreshtimi i pjesëmarrësve në ceremoni për lëvizjen drejt Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:25 - 13:50- Lëvizje e kortezhit për në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:50 - 14:00- Grumbullimi i pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit dhe vendosja e tyre në vendet e caktuara

Ora 14.00 - 14.0- Zhvillimi i Ceremonisë së Apelit të Fundit nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Kolonel Dritan DEMIRI

Ora 14.07 - 14.17- Lëvizja e arkivolit të mbajtur në krahë nga grupi i ushtarakëve për në vendin e varrimit

Ora 15.00 - Përfundimi i ceremonisë

Ora 15.00 - 15.30- Lëvizje për në Qendrën Kulturore të Ushtrisë

Ora 15.30- Dreka e përmortshme

KOMENTE