Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Sali Berisha kërkon ta zvarrisë Reformën Zgjedhore
English

Edi Rama: Sali Berisha kërkon ta zvarrisë Reformën Zgjedhore

Pa qenë aspak i befasuar nga vulgariteti antiopozitë që karakterizon tradicionalisht retorikën e kryeministrit, nënvizoj shqetësimin shumë serioz të Partisë Socialiste për zvarritjen e Reformës Zgjedhore përtej afatit të përcaktuar në aktin e formimit të komisionit përkatës.

Sali Berisha përsërit se opozita ka pranuar ato që i janë ofruar dy vjet më parë, por e verteta është se pala e keqdrejtuar prej tij nuk ka pranuar ende asnjë nga pikat e domosdoshme kyçe për një reformë të plotë e të drejtë zgjedhore.Dy vjet rresht kryeministri ka përsëritur me dhjetra herë për opinionin publik vendas dhe atë ndërkombëtar se është gati të pranojë çdo propozim të opozitës për Refomën Zgjedhore. Sot, kur për pak ditë skadon afati i kryerjes së kësaj reforme, Sali Berisha nuk ka pranuar ende asnjë nga rekomandimet kyçe të ODHIR-it e jo më propozimin e opozitës për përmirësimin e vetë sistemit zgjedhor. Për të cilin media shqiptare mund të gjejë plot raste kur ai ka thënë shprehimisht: Do pranoj çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor dhe çdo sistem zgjedhor që propozon opozita.

Se kush është kryeministri i sotëm i Shqipërisë e se sa për zemër e ka ai funksionimin e demokracisë dhe zgjedhjet e lira e kanë marrë vesh të gjithë, edhe shqiptarët edhe komuniteti ndërkombëtar. Ne e kemi ditur me kohë. Por ajo që kërkojmë sot është respektimi pikë për pikë i vendimit të parlamentit për Reformën Zgjedhore dhe futja në kod pikë për pikë e çdo rekomandimi të OSBE/ODHIR-it, ashtu sikundër hapja e një debati transparent në Komisionin e Reformës Zgjedhore edhe për përmirësimin e sistemit zgjedhor. Pala tjetër nuk është e detyruar të bëjë atë që mendojmë e propozojmë ne për përmirësimin e sistemit zgjedhor, pavarësisht se propozimi ynë lidhet me interesin e gjerë publik jo me interesin e ngushtë të Partisë Socialiste. Por padyshim është e detyruar të votojë bashkë me ne pa humbur kohë reformën, mbi të gjitha pikat detyruese të listës së gjatë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.

Që Sali Berisha kërkon ta zvarrisë Reformën Zgjedhore për të bërë të pamundur implementimin e masave të reja antimanipulim për shkak të mungesës së kohës nëse miratimi i këtyre masave shtyhet pafundësisht, këtë e kemi ditur përpara se të ndodhte. Prandaj edhe kemi kërkuar dhe marrë fjalën e komunitetit ndërkombëtar për monitorimin nga afër të kësaj reforme kyçe për funksionimin demokratik të vendit e sigurisht edhe integrimin europian të tij. Ne s’kemi bërë asnjë marrëveshje me Sali Berishën e me qeverinë e tij kur jemi ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore apo në tryezën e Komisionit të Ligjeve për ligjet me 3/5-tat që po i shkruajmë thuajse nga e para për të futur në to frymën e normat europiane të funksionimit të shtetit. Por kemi një marrëveshje me publikun shqiptar për ta çuar përpara integrimin europian të vendit dhe do të vazhdojmë të përpiqemi me të gjitha energjitë e forcat në këtë drejtim.

Ja pse është dita për t’i kërkuar miqve e partnerëve ndërkombëtarë të mos lejojnë që Reforma Zgjedhore, për fatin e së cilës ata janë angazhuar solemnisht përpara shqiptarëve pas dy dështimesh me radhë të dy palë zgjedhjeve, duke e përcaktuar së fundmi këtë reformë si prioritetin e prioriteteve për integrimin europian të Shqipërisë, të dështojë në funksion të axhendës së njohur të kryeministrit. Që fatkeqësisht mbetet vjedhja e zgjedhjeve të radhës. Nesër do të jetë vonë për ta ndaluar përsëritjen e historisë së shkeljes së vullnetit të popullit Sovran.

KOMENTE