Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapiten Feti Vogli nderohet me medalje nga shteti shqiptar
English

Kapiten Feti Vogli nderohet me medalje nga shteti shqiptar

Ministri i Mbrojtës, z. Arben Imami, ka dekoruar sot me medaljen “Për pjesëmarrje në Shërbime Ndërkombëtare”, (pas vdekjes), kapiten Feti Bedri Vogli, me motivacion: “Dalluar për trimëri, heroizëm dhe përgjegjësi maksimale deri në dhënien e jetës në kryerjen e detyrave luftarake në kuadër të misionit ushtarak ISAF të NATO-s në Afganistan, në përmbushje të detyrimeve të Republikës së Shqipërisë”.
Gjithashtu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka dekoruar me medaljen “Për pjesëmarrje në Shërbime Ndërkombëtare”, (pas vdekjes), kapiten Feti Bedri Vogli, me motivacion: “Për shërbime të veçanta, trimëri, vendosmëri dhe vetëmohim në realizimin e detyrave me ndjenjë të lartë përgjegjësie në kuadër të misionit ushtarak ISAF të NATO në Afganistan në përmbushje të angazhimeve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

KOMENTE