Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Demonstrata në Prishtinë: Kosova Republikë
English

Demonstrata në Prishtinë: Kosova Republikë

Mijëra qytetarë të Kosovës dolën në demonstratën e djeshme prej 4 orësh e cila e bllokoi punën e Qeverisë së Kosovës. Hyrje-daljet e Qeverisë u bllokuan për ta pezulluar kështu punën e kësaj Qeverie që na e ka pezulluar shtetin dhe pavarësinë.
Që prej se ka filluar të flitet e të darkordohet kjo fusnotë dhe heqja e Republikës me qeverinë e Serbisë, qeveria e Kosovës vazhdimisht është zmbrapsur në pozicionin e vet. Fillimisht Hashim Thaçi tha se nuk do të heq dorë nga Republika, pastaj tha se e pranon Rezolutën 1244 por me Deklaratën e Pavarësisë. Në fund marrëveshja e arritur e hoqi Republikën dhe ia zgjati jetën Rezolutës 1244, e Hashim Thaçi u mjaftua vetëm me opinionin e GjND-së. Serbia iu afrua BE-së, e futi Kosovën nën Rezolutën 1244, e ne morëm një këshillë si dhe një premtim për fillimin e diskutimit për nisjen e negociatave për liberalizimin e vizave me BE-në. Ndërkohë që tash e tutje kudo do të përfaqësohemi si pjesë e Rezolutës 1244 e jo si Republikë sovrane. Marrëveshja e arritur ia zgjatë jetën edhe UNMIK-ut për shkak se në njërën prej pikave të saj ajo ia garanton UNMIK-ut pjesëmarrjen në secilin nismë rajonale ku UNMIK-u ka qenë nënshkrues.

Janë dorëzuar në Kuvend 15 mijë nënshkrime të qytetarëve të cilët kërkojnë debat parlamentar dhe mospranim të kësaj marrëveshje. Kryesia e Kuvendit nuk pranoi ta caktojë këtë seancë duke e konsideruar kërkesën tonë në kundërshtim me procedurat. Na u tha që qytetarët nuk kanë të drejtë të thërrasin seanca, dhe se këtë të drejtë e kanë vetëm Presidenti, Kryeministri apo 40 deputetë. Tash një javë ne jemi duke i pritur deputetët që individualisht ta nënshkruajnë nismën tonë për një seancë të jashtëzakonshme. Është e pakuptimtë dhe e papranueshme se si Kuvendi po hesht karshi kësaj situate të krijuar në Kosovë. Kështu Kuvendi nuk po e përmbush obligimin e vet kushtetues, por as obligimin politik e moral që e ka ndaj qytetarëve për të reaguar në çështje kaq të rëndësishme si kjo marrëveshje e fundit e kryeministrit Hashim Thaçi me Serbinë.

Në kushte të tilla, protestës vetëm sa vjen e i shtohet legjitimiteti. Për shkak se, kur përfaqësuesit heshtin e nuk përfaqësojnë, e kur qeveria ua shkel, në vend se t’ua mbrojë interesin, është obligim qytetar e demokratik i popullit që të protestojë.

Demonstrata e sotme filloi në ora 12:00. Policia kishte urdhër që të na mbante larg prej institucioneve duke bllokuar kështu rrugën dhe qasjen për te përmendorja e Skënderbeut. Ne kërkuam që policia të tërhiqet nga ky uzurpim i sferës publike por ajo shpërfilli kërkesën tonë. Më pas ne kaluam këto barriera metalike dhe ato i larguam mandej.

Kjo demonstratë, peticioni i mbledhur, deklarimet e shumta të qytetarëve e personaliteteve publike kundër marrëveshjes, tregojnë se ajo është e papranueshme. Hashim Thaçi po vazhdon të insistojë se këto janë konkluza. Këto konkluza nuk e obligojnë Kosovën. Prandaj kundërshtimi i zbatimit të tyre në secilin dhe në secilën instancë është i dobishëm, arsyeshëm dhe i domosdoshëm.

KOMENTE