English

Treni del nga shinat. 3 të vdekur dhe 60 të tjerë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kanada ku 60 persona kanë mbetur të bllokuar dhe 3 të tjerë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me tren, i cili doli nga shinat pranë Burlington, Ontario.
Treni ishte i linjës Niagara për në Toronto. Tre të vdekurit ishin punonjës hekurudhorë ndërkohë dëme janë shkaktuar dhe rreth shtëpive ku ndodhi aksidenti.

Një prej pasgjerëve tregon se ishte e tmerrshme situata që përjetuam. Kishte gjak gjithandej.
6 prej vagonave të trenit dolën jashtë dhe 2 prej tyre u përmbysën.

Emergjencat dërgonin në spital të plagosurit që kishin dëmtime nga më të ndryshmet.
Ndërkohë po hetohet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

KOMENTE