English

Hipotekimi dhe hapat që ndiqen (VIDEO)

Ligji i ri i hipotekimit ka përcaktuar dhe hapat që duhet të ndiqen për marrjen e hipotekës për shtëpi ose objekt.
Ato janë:
1. Hipotekimi nis vetëm pasi është marrë më parë leja e ndërtimit.
2. Me pas leja e marrë nga komuna apo bashkia duhet të dorëzohet në zyrën përkatëse të regjistrimti të pasurive të paluajtshme.
3. Në këtë zyrë lëshohet dokumentacioni për lejen e truallit dhe për lejen e ndërtimit.
4. Për secilën leje bëhet akti i noterizimit.
5. Të gjitha këto veprime proceduriale duhet të kryehen brenda 30 ditëve, pra një afati një mujor.
6. Po brenda këtij afati duhet të bëhet edhe regjistrimi i punimeve të reja në fazën e marrjes së kredisë
571

Po cilat janë procedurat e regjstrimit kur ka mbivendosje teë sipërfaqes?
Sipas ligji të re për hipotekimin, në rastet kur dokumentet në regjistrim janë të vlefshme por krijojnë mbivendosje me një pasuri të regjistruar më parë, subjekti duhet të refuzoj regjistrimin e pasurisë për atë pjesë që krijon mbivendosje. Kjo procedurë është e detyrueshme sepse nuk lejohet që të kryhet 2 herë regjistrimi i të njëtës pasuri pa marrë përgjgijen e regjistrimit të parë.
Ky vendim që merret rri në fuqi deri në zgjidhjen gjyqësore. Në këtë rast, gjykata, noterët, përmbaruesit gjyqësorë i dërgojnë zyrës që administron regjistrin e pasurive të paluajtshme kopje të vendimit. Edhe në këtë rast afati zgjatë 30 ditë.

KOMENTE