Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjuha turke zyrtare në Kosovë
English

Gjuha turke zyrtare në Kosovë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicën e votave propozimin për të njohur si gjuhë zyrtare edhe turqishten, duke e çuar në tre numrin e gjuhëve zyrtare në Kosovë, pas shqipes dhe serbo-kroatishtes. Parlamenti i Kosovës e kishte refuzuar dy herë më parë kërkesën. Refuzimi i fundit u bë më 14 shtator, gjë e cila bëri Ankaranë të shprehej “shumë e zhgënjuer nga votimi”.

Sipas agjencisë turke “Zaman”, në Kosovë jetojnë 15 mijë turq, të cilët kanë dëshirë që gjuha e tyre të përdoret në dokumentat zyrtarë. Pas anullimit të vendimit të Parlamentit javën e shkuar, ministri i Jashtëm turk, i këkroi parlamentit kosovar të shqyrtonte edhe njëherë vendimin dhe theksoi interesimin e Turqisë në këtë çështje. Turqishta u deklarua si gjuhë zyrtare në Kosovë në vitin 1974, por administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë e hoqi në vitin 1999. Që nga ky vit, Kosova është nën drejtimin e forcave shumëkombëshe të NATO-s. Turqia ka pasur 350 forca paqeruajtesë në vend, nga 17,500 që numëroheshin në total në vitin 1999. Forcat ushtarake janë përgjegjëse për vendosjen dhe mbajtjen e sigurisë në vend.

KOMENTE