English

Cili do të jetë flamuri i Kosovës? (VIDEO)

Në kuvendin e fundit LDK-ja doli me një ide sa të vjetër aq edhe të re për opinionin në Kosovë. Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa tha se me të marrë pushtetin do të punojë për zëvendësimin e simboleve shtetërore, flamurin dhe himnin me simbolet e propozuara nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.
600
“Nga aspekti historik, ky flamur përfaqëson identitetin e Kosovës nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Ka në sfond ngjyrën e kaltër të thellë që simbolizon lirinë, sfondi i kuq që simbolizon gjakun e derdhur për lirinë e shqiptarëve gjatë historisë. Në sfond gjendet edhe shqiponja me dy krenë që është edhe simbol kombëtar i shqiptarëve. Në flamurin e Dardanisë ëshë edhe paneli i bardhë në mes në të cilin shkruhet Dardania, emri i Kosovës antike”, thotë historian Fehmi Rexhepi nga Instituti i Historisë së Kosovës.

KOMENTE