Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si ta pastrojmë fytyrën në mënyrë cilësore dhe pa e dëmtuar
English

Si ta pastrojmë fytyrën në mënyrë cilësore dhe pa e dëmtuar

Të gjithëve na pëlqen një fytyrë e bukur, e pastër që të na shkëlqejë gjithmonë. Por a kujdesemi ashtu si duhet për të?
Pastrimi i thellë i fytyrës quhet procesi në të cilin estetisti ka si qëllim pastrimin e poreve, duke larguar pikat e zeza dhe gjithë papastërtitë që depozitohen në lëkurë, me ndihmën e produkteve kozmetike dhe aparaturave të estetikës. Ky trajtim përbëhet nga hapat e mëposhtëm:

1. Hapi i parë është largimi i papastërtive dhe makijazhit nga lëkura me qumështin dhe tonikun.

2. Hapi i dytë është pilingu (peeling) i fytyrës. Përmes tij largohen qelizat e vdekura, me qëllim që të realizohet një pastrim më i mirë të subumit (pikave), si dhe lejon depërtimin e produkteve kozmetike.

3. Hapi i tretë është hapja e poreve, që realizohet me ndihmën e aparatit të avullit.

4. Hapi i katërt nënkupton pastrimin e poreve, duke ushtruar presion të lehtë në lëkurën e fytyrës. (Kjo gjë realizohet gjithmonë duke mbajtur veshur doreza).

5. Hapi i pestë i siguron lëkurës një mbrojtje antibakteriale, gjë që mundësohet falë ndihmës së rrymave të frekuencave të larta.

6. Hapi i gjashtë. Aplikohet një maskë e përshtatshme me tipin e lëkurës së klientit, ndërsa në fund një krem me veti qetësuese /antiseptike.

Procesi i pastrimit të lëkurës mund të ndryshojë nga estetisti në estetist, pasi dikush mund të aplikojë më tepër sesa një maskë, serume, ampula me veti qetësuese, të cilat i ofrojnë lëkurës një normalitet në PH e saj.
Si përfundim, është e natyrshme që çdo person të ngrejë pyetjen dhe të përpiqet t’i japë përgjigje dilemës se si ka mundësi që me kaq shumë produkte në lëkurë, të jetë realizuar një pastrim i thellë, ndërkohë që fytyra të irritohet duke na privuar nga dalja nga shtëpia një rreth një javë?!
Prandaj çdo konsumator duhet të bëjë një hulumtim të tregut para se të vendosë t’i besojë lëkurën dikujt.

Është për t’u theksuar që estetist mund të konsiderohet me të vërtetë dikush që është i specializuar në këtë fushë dhe jo ai që njeh parukerinë apo merret me manikyr.
Ndërkohë, edhe një dermatolog nuk mund të cilësohet estetist dhe profesionist në këtë fushë, pasi në këtë pikë estetika ndahet me dermatologjinë. Minimumi që çdo klient duhet të sigurojë, është që estetisti të cilit i drejtohet të ketë produktet e nevojshme profesionale, aparaturat dhe natyrisht sterilizatorin, që është thelbësor për të mos marrë ndonjë infeksion.

KOMENTE