English

Plagosen 4 të rinj në Kinostudio-Tiranë

Oltjon Shehu, Eldi Skodrinaj dhe Erald Bani nga 25 vjec dhe Ardit Buxheli 18 vjec janë transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një pikë bastesh në Kinostudio në Tiranë, ku 2 persona kanë qëlluar drejt të rinjve ku për fat të mirë nuk ka vdekur asnjëri.

Automjeti i larguar i të rinjve është identifikuar menjëherë dhe po bëhen përpjekje për ndalimin e tyre dhe zbardhjen e shkaqeve, nga ana e policisë.

KOMENTE