English

Çfarë do të thotë fjala Fusnotë?

Çfarë është fusnotë? A e dinë të gjithë kuptimin e kësaj fjale, pasi diskutimet u bënë të shumta dhe vazhdojnë të bëhen lidhur me çështjen Prishtinë-Beograd, por më poshtë po sqarojmë për të gjithë ata që nuk kanë informacion se çdo të thotë fjala FUSNOTË.

"Fjala Fusnotë ose në anglisht thuhet footnote është një shenjë
që vihet në fund të faqes (informacion plotësues)dhe që ne e hasim shpesh kur lexojmë libra.
Në fund të fjalës vihet një yllëz si shenjë.
Në kontrata dhe Marrëveshje, fusnotë shërben për të shmangur dy kuptimësinë e termave.
Ajo kufizon fushën e interpretimit dhe efekti i fusnotës është shumë i rëndësishëm pasi ka fuqi reduktuese të çdo interpretimi".

KOMENTE