Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkolla e Policise për 200 kursantë fillon në 16 prill 2012
English

Shkolla e Policise për 200 kursantë fillon në 16 prill 2012

Në datën 16 prill 2012 do të fillojë Shkolla Bazë e Policisë, për Patrullë të Përgjithshme, për 200 kursantë, 100 femra dhe 100 meshkuj, të cilët ndodheshin në listë pritje, pasi ishin shpallur fitues gjatë fazave të mëparshme të konkurrimit.

Për përzgjedhjen e 200 kursantëve që do të ndjekin këtë kurs, sipas procedurave të përcaktuara, do të kryhet procesi i kontrollit mjekësor të kandidatëve pranë Qendrës së Profilaksisë së Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në Qendrën e Formimit Policor. Po ashtu kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtave, si dhe procesit të verifikimit të të dhënave të kandidatit.

Kandidatët e listës bashkëlidhur duhet të paraqiten në datë 12 mars 2012, në orën 07.30’, në Qendrën e Formimit Policor, Sauk, Tiranë, ku do të fillojnë procedurat për kryerjen e kontrollit mjekësor, marrjen e gjurmëve të gishtave, si dhe do të informohen mbi ecurinë e procesit.
Kandidatët duhet të paraqiten në datën dhe orën e mësipërme të pajisur me një foto për dokumente.

Nëse gjatë kontrollit mjekësor do të ketë skualifikim të kandidatëve, atëherë do të procedohet me kandidatët e radhës në rend zbritës sipas listës së renditjes të kandidatëve të shpallur fitues.

Të gjithë kandidatët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën: shkollaepolicise@mrp.gov.al .

KOMENTE