English

A janë ushqimet organike të sigurta dhe sa?

Shumë njerëz janë të vetëdijshëm se ushqimi i rritur në përputhje me parimet organike është i lirë nga ekspozimi ndaj herbicideve dhe pesticideve të dëmshme, por që është vetëm një aspekt i vogël i bujqësisë organike. Një pjesë e madhe e bujqësisë organike ka të bëjë me shëndetin e tokës dhe ekosistemin në të cilën kulturat dhe bagëtia janë ngritur dhe rritur.
Një studim i ri tregon se arseniku është i pranishëm në ushqime, duke përfshirë disa formula ushqyese për foshnjet dhe biskotat e energjisë për të rriturit.
Prindërit ndjehen të sigurt se kur u japin fëmijëve të tyre ushqime organike – të prodhuara pa ndihmën e kimikateve. Por një studim i ri thotë se disa ushqime për foshnje përmbajnë arsenik – substancë që mund të rrisë rrezikun e kancerit.
Studiuesit në universitetin Dartmouth thonë se kanë gjetur nivele të papranueshme arseniku në disa formula organike si dhe në disa lloje biskotash që të rriturit i përdorin për të nxitur energjinë. Arsenik është lidhur me shurupin e orizit ngyrë kafeje – i përdorur në këto prodhime për të zevendësuar shurupet që kanë nivel të larta fruktoze.
Orizi është një prej bimëve që e thith arsenikun nga toka në formë të koncentruar, por përdorimi i shurupit të orizit organik në ngjyrë kafeje shihet si një mënyrë për të shmangur nga ushqimet shurupet e tjerë me nivel të lartë fruktoze.
Studimi nuk jep emrin e formulës për foshonjet, por sipas rrjetit televiziv amerikan ABC News, dy formulat e provuara për nivele më të larta arseniku janë “Toddler Dairy” dhe Toddler Soy” , që shiten nga firma Nature’s One Inc. Biskotat e energjisë përbëjnë më pak shqetësim, nëse nuk zenë një vend të madh në dietë
Në një deklaratë të firmës Natyre’s One Inc., me bazë në Kaliforni, thuhet se prodhuesi i shurupit të orizit organik përdor një laborator të pavarur për të analizuar nivelin e arsenikut dhe i siguron konsumatorët se prodhimet janë të shëndetëshme.

KOMENTE