English

Qeveria Venizelos përmbush objektivat e tij. Zgjedhje të reja në Greqi (VIDEO)

Greqia deklaroi të premten se ka marrë mbështetjen e mjaftueshme për të çuar përpara një marrëveshje të faljes së pjesshme të borxhit, një kusht për marrjen e kredisë së radhës, që do të shpëtojë financat e vendit helen nga falimentimi.

Në emër të Republikës së Greqisë, dua të shpreh vlerësimin tim për të gjithë ata kreditorë që kanë mbështetur programin tonë ambicioz të reformimit, duke ndarë edhe ata sakrificat e popullit grek në arritjen e këtij objektivi historik.

Evangelos Venizelos
Ministri i Financave të Greqisë

625
Venizelos po fliste pasi Athina konfirmoi se 95.7 përqind e mbajtësve të borxhit grek të saj do t'i nënshtrohen një prerje prej 53.5 për qind mbi vlerën e tyre nominale.

"Ne vepruam kështu për të shpëtuar fëmijët dhe nipërit tanë nga barra e këtij borxhi",

KOMENTE