English

Sali Berisha viziton maketin e Tiranës në Muzeun Kombëtar(VIDEO)

Kryeministri Sali Berisha ishte njëri nga qindra qytetarët që ka vizituar maketet për zhvillimin e Tiranës nga stacioni aktual i trenit deri në Paskuqan.
Gjatë vizitës së tij ai u ndal dhe për një përshëndetje falënderimi për këtë ndryshim të Tiranës ku ai jo pak me ironi është shprehur për ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, duke thënë se: "ish-kryetari do të ketë parqe të panumërta për të bërë ciu-ciu nga mëngjesi deri në darkë"
Më pas ai ka theksuar se sigurisht që do të jenë grupet teknike ato që japin fjalën e fundit, por do të thosha sikur vetëm tre elemente të realizoheshin: bulevardi, lumi dhe parqet Tirana do të ishte krejtësisht tjetër. Është një shans historik për këtë qytet të ketë mushkëritë e frymëmarrjes së tij. Pra, jemi në hapjen e një sipari për një Tiranë moderne, të këtij shekulli, në lartësinë e ëndrrës së bukur të qytetarëve të Tiranës dhe atyre shqiptarë për kryeqytetin e tyre”, deklaroi Berisha.
639

KOMENTE