Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Armiq të kancerit në mëlçi
English

Armiq të kancerit në mëlçi

Kërkues italianë kanë dimostruar se një ushqim i mirë është një mburojë e mirë edhe kundër kancerit teë melçisë. Kjo arrihet duke përzgjedhur ushqimin dhe duke privilegjuar konsumimin e qumeshtit dhe frutave mund të reduktohet rreziku i kësaj patologjie në masen 78 përqind.

Këtë e demostron një studim i kryer nga Renato Salamini i Insitutit Nacional të Avianos që u publikua në International Journal of Cancer. Kërkuesit kanë parë që një konsum i lart i qumeshtit, kosit, por edhe i frutave dhe i mishit të bardhë redukton dukshëm këtë rrezik.

Kanceri i mëlçisë, është rezultat i abuzimit të vazhdueshem të alkolit, infeksionit të shpeshtë të saj si hepatiti, dhe shumë shpesh i vetmi shanc i kurimit është transplantimi i këtij organi. Në këtë kuadër arma më e mirë si gjthmonë është parandalimi duke filluar që kur ulemi në tavolinen e ngrënies. Në këtë studim kanë marrë pjesë 185 pacientë me tumor në mëlçi dhe 412 persona të shëndetshëm. Ekspertët i kanë kërkuar pjesëmarrësve të shkruanin me kujdes në një ditar zakonet e tyre ushqimore dhe më pas i kanë ballafaquar këto të dhëna, duke vënë re diferenca të konsiderueshme tek pacientet me atë mënyrë ushqimi që kishin adaptuar personat e shëndetshëm.

U vu re qe: një konsum i lartë i mishit të bardhe redukton rrezikun e kancerit në mëlçi me 56 përqind, ndërsa një konsum i larte i frutave redukton këtë rrezik me 52përqind, por reduktimi më i madh u pa nga kosumi i qumeshtit apo kosit me rreth 78 përqind. Zarzavatet edhe pse në masë më të vogël për këtë lloj tumori kanë një efekt protektiv.

Këto rezultate janë indikatorë shumë të mirë për gjithsecilin nga ne, por mbi të gjitha për personat më në rrezik të cilet duhet të eleminojne faktorët kryesorë të rrezikut me alkolin në krye.

KOMENTE