Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enver Hoxha edhe pa diplomë universitare, ishte një lider për shtetin e tij
English

Enver Hoxha edhe pa diplomë universitare, ishte një lider për shtetin e tij

"Ish-lideri komunist shqiptar, Enver Hoxha, kurrë nuk kishte pasur diplomë universiteti. Ai kishte përfunduar vetëm një vit në Universitetin e Monpeliesë në Francë, dega e Shkencave Natyrale, seksioni i botanikës, ndërsa më pas nuk e kishte vazhduar. Kështu të paktën shkruajnë mediet e Tiranës, të cilat po ashtu kanë botuar biografinë e parë të Enver Hoxhës. Ky i fundit ka qenë lider i Shqipërisë socialiste nga përfundimi i Luftës së Dytë deri në fillim të viteve ’80"

Në vitet e diktaturës faktin se Enver Hoxha nuk kishte shkollë të lartë e dinin veç disa prej bashkëkohësve dhe shokëve të tij të rinisë. Gazeta e përditshme ‘Panorama’ shkruan sot se në biografinë e parë zyrtare të Hoxhës si sekretar i Parë i KQ të Partisë, botuar në vitin 1946, bëhet me dije se ai “ka kryer vetëm vitin e parë të studimeve në Universitetin e Monpeliesë në Francë, dega e Shkencave Natyrale, seksioni i botanikës”. Në asnjë rresht tjetër nuk përmendet diplomimi në Francë, por as ndonjë shkollë tjetër.

Libri “Enver Hoxha, biografi e shkurtuar” është botuar me përkujdesjen e KQ të Partisë në stabilimentin “Rinia” në pranverën e vitit 1946 dhe ka qëndruar në qarkullim vetëm tre muaj. Në 58 faqet e tij, brenda kapakëve të trashë me ngjyrë të kuqe, përshkruhet në mënyrë kronologjike jeta dhe vepra e diktatorit nga lindja deri ditën e zgjedhjeve të 2 dhjetorit 1945. Libri fillon me një biografi përmbledhëse të familjes Hoxha dhe vazhdon me vitet e fëminisë e të rinisë së Enverit, ku bie në sy mungesa e të dhënave për periudhën 1927-1936

E gjitha kjo, bashkë me përshkrimin e konteksit historik, zë vetëm gjashtë faqe. Sakaq, 52 faqet e tjera i kushtohen rolit të Enverit gjatë luftës, ku përfshihet themelimi i Partisë, Konferenca e Pezës, e Labinotit, krijimi i Shtabit të Përgjithshëm, Marrëveshja e Mukjes, Kongresi i Përmetit dhe përmbushja e detyrave si Komandant dhe Komisar i Lëvizjes Antifashiste.

KOMENTE