Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse gratë qajnë fare kollaj
English

Pse gratë qajnë fare kollaj

Një djalë i vogël pyeti nënën e tij, "Pse po qan?" "Sepse unë jam një grua", iu përgjigj ajo atij.
"Unë nuk e kuptoj," tha ai. Mami i tij vetëm e përqafoi atë dhe i tha, "Dhe ju kurrë s'keni për ta kuptuar."

Më vonë djali i vogël e pyeti babanë e tij, "Pse nëna qan pa asnjë arsye ?"

"Të gjitha gratë qajnë pa arsye", ishte e gjithë përgjigjia që babi mund t'i thoshte të birit.

Djaloshi i vogël u rrit dhe u bë burrë një ditë, dhe ende pyet pse femrat qajnë pasi nuk e ka gjetur përgjigjen akoma.

Së fundi ai vendosi të flasë me Zotin. Kur Perëndia pranoi telefonatën, ai e pyeti: "Zot, përse gratë qajnë aq lehtë?"

Perëndia tha: "Kur kam bërë gruan ajo duhej të ishte e veçantë.

Unë bëra supet e saj aq të forta sa të mbajnë peshën e botës,

të buta por të mjaftueshme për të dhënë rehati.

I dhashë një forcë të brendshme të durojë lindjen e fëmijës dhe refuzimin që shumë herë vjen nga fëmijët e saj.

I dhashë asaj ngurtësinë që e lejon atë për të vazhduar, kur çdokush tjetër heq dorë, dhe të kujdeset për familjen e saj nëpërmjet sëmundjes dhe lodhjes por pa u ankuar.

I dhashë asaj ndjeshmëri dhe dashuri për fëmijët e saj në çfarëdo lloj rrethane, edhe kur fëmija i saj e ka lënduar atë shumë keq.

I dhashë forcë të durojë burrin e saj për gabimet që ai mund të bëjë dhe modelin nga brinja e tij për të mbrojtur zemrën e tij.

I dhashë urtësi për të kuptuar se një burrë i mirë kurrë nuk lëndon gruan e tij, por nganjëherë ai provon pikat e forta të saj dhe i jep asaj vendosmëri për të qëndruar pranë tij.

Dhe së fundi, unë i dhashë asaj një lot për të derdhur. Kjo është posaçërisht, ekskluzivisht për të, që ta përdorurë sa herë që është e nevojshme. "

"E shikoni djali im", thotë Zoti, "bukuria e një gruaje nuk është në rrobat që ajo vesh, në figurën që ajo mbart, apo në mënyrën se si i kreh flokët e saj.

Bukuria e një gruaje duhet të shihet në sytë e saj, sepse kjo është porta për të hyrë në zemrën e saj, pasi atje është vendi ku Dashuria banon "

KOMENTE