English

Chris Evans sfidon errësirën ​​ekonomike me një super Maserati MC12 (FOTO)

Pothuajse të gjithë njerëzit janë duke shtrënguar rripat e tyre për të shkurtuar shpenzimet, madje shumë të heqin dorë dhe nga gjërat e tyre luksi, për disa të tjerë nuk është kështu.
Jeta është e çuditshme, kriza e njërit mund të jetë pasuri dhe rehat për tjetrin dhe e kundërta.

Kjo ka ndodhur me DJ e radio BBC Chris Evans, i cili ka parkuar jashtë pranë zyrave të tij të punës në LOndër njsuper makinë italiane prej 412,000 euro tip Maserati MC12.

Ai ka shokuar të gjithë shokët e tij kur u pa të futej në makinën e tij dyvendëshe.
Makina ka një shpejtësi maksimale prej 208mph dhe shkon nga 0-60mph në vetëm 3.8 sekonda.
Bërë tërësisht nga fibra karboni, makinë që është një modifikim i një modeli garash, dhe makina e Evans, është një prej të 50-ve që janë shitur në të gjithë botën.
Evans është i njohur për dashurinë e tij të makinave klasike. Në vitin 2010 ai bëri një rekord britanik prej 12million funta për një 1963 Ferrari 250 GTO.

KOMENTE