Për festimet e Ditës së verës, Kryetarja e Kuvendit ishte sot në qytetin  tradicional të kësaj feste, në Elbasan. Së bashku me Kryeministrin Berisha, Kryetarja e Kuvendit deputetët e Qarkut, ministra dhe të ftuar të tjerë, u pritën me ngrohtësi dhe atmosferë gëzimi, nga banorë të shumtë të qytetit, nga kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini dhe përfaqësues të tjerë vendorë.
Fillimisht, Kryetarja e Kuvendit vizitoi Panairin tradicional  të 14 Marsit, ku kishin ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre, me dhjetra  firma nga Elbasani dhe qytetete të tjera të Shqipërisë. 
Në mjediset e këtij  panairi, Kryetarja e Kuvendit u përshëndet dhe uroi zonjat dhe shumë  të rinj e të reja të këtij  qyteti, për këtë ditë të rilindjes së shpresës dhe gëzimit të jetës. 
“Kjo ditë u shpreh Kryetarja e Kuvendit është po aq e bukur sa vetë Pranvera, sa vetë Marsi i fitores së Demokracisë. Këto janë ditët, kur  të gjithë shqiptarët kujtojnë festën e fitores së madhe të lirisë. 20 vite më parë ne  votuam të lirë për demokracinë, për atë që sot gëzojmë të gjithë, Shqipërinë anëtare të NATO-s, të lirë, pa viza në Evropë”.
Më tej në mjediset e Panairit, Kryetares së Kuvendit, iu vendos verorja, simbolikë e kësaj feste, ndërsa më pas, punonjësit artizanalë i ofruan mysafirëve nga Tirana,  ballokume, ëmbëlsirat tradicionalë të kësaj feste.
Kryetarja e Kuvendit ndoqi festimet e Karnavaleve dhe koncertin e  organizuar në Bulevardin e qytetit, për Ditën e Verës. 
Në mbyllje të vizitës në Elbasan,  Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në inagurimin e Qendrës tregtare, ORTI,  një investim privat me vlerë 2 milion euro

