English

A mund ta thërras Baba apo Nënë? Burri që transformohet në grua (FOTO)

Tash Ozimek ishte 16 vjeç kur babai i saj John u ul një mbrëmje para saj dhe me një dhe ton të plotë e pyeti: "Çfarë është gjëja më e turpshme që unë ndonjëherë mund të bëj për ty"
Vajza u shtang për momentin nga pyetja tepër e çuditshme e babait të saj.

Por pas disa minutash ajo përgjigjet:
Nëse vishesh si grua dhe del para shokëve të mi do të jetë një shkatërrim për mua.

Më pas i ati i përgjigjet se përgjigjia ishte dakord me atë ç'ka ai po mendonte në kokën e tij.
Më pas ai filloi ti shpjegonte vajzës se për gjithë këto vite ai kishte filluar të ndihej femër dhe se nuk mund të mbante më gjatë ndjenjat e tij.

Ai ishte divorcuar nga e shoqja dhe jetonte me vajzën e tij.
Vajza qau për një kohë të gjatë dhe disa javë, pasi ai asnjëherë nuk kishte shfaqur shenja të një femre qoftë dhe në të veshur, por ajo filloi të kuptonte se kjo gjë e bënte të lumtur babain dhe filloi ta pranonte.
Ai më pas mori konsulta me mjekun për ndryshimin e pamjes së tij deri sa ai u ndie rehat dhe tepër i lumtur me veten.
Tash mendonte se si ai do të dukej, a do të ishte i pranueshëm për një femër apo jo, por kur ajo e pa të atin të transformuar, nuk i besohej por përsëri ajo nuk ka ndryshuar të thirrurin ndaj tij si baba, dhe jo mama, pasi ajo shprehet se unë kam dhe nënën dhe babanë, kështu do vazhdoj t'i thërras baba panvarësisht nga pamja e tij. Personaliteti i i tij nuk ka ndryshuar në të qënit baba, kjo është vetëm për pamjen.


KOMENTE