English

Qëllon vajzën e tij 20 vjeçare, pas denoncimit të saj

Një burrë i akuzuar për abuzim seksual ka qëlluar katër njerëz jashtë gjykatës ku ai ishte duke qëndruar në gjyq, duke lënë një grua të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në Texas kur Granger Bartolomeu, 41 vjeç, me sa duket ka qëlluar të bijën 20-vjeçare dhe nënën e saj.
Vajza e tij Samantha Jackson, e cila dëshmoi kundër tij dje, ishte në gjendje kritike, pas shkëmbimit të zjarrit, dhe një 79-vjeçare kalimtare kishte vdekur.
Granger pasi qëlloi, vrapoi në një ndërtesë aty pranë dhe mori pengje, ndërsa ishte duke u rrethuar nga policia, por pengjet u lanë përsëri të lirë.
Në negociatat me zyrtarët ai dukej shumë i shqetësuar dhe ishte duke kërkuar trajtim mjekësor që të shpëtonte nga drejtësia. Por menjëherë më pas policia bëri të mundur arrestimin e tij me dyshimin për vrasje dhe tentim vrasje.
Minnie Ray Seabolt, 79 vjeç, u qëllua pasi ajo u përpoq të arratisej nga sulmi i Granger duke u futur në gjykatë por ajo vdiq nga plagët e marra.

Ai u largua nga vendngjarja, duke vrapuar për të ndihmuar vajzën e tij në spital ku ajo mbetet në gjendje kritike.
Dy viktimat e tjera - Ish gruaja e Granger dhe një tjetër kalimtar, u trajtuan në spital dhe kanë dalë pa probleme të rënda.

KOMENTE