English

Arrestohet George Clooney dhe babai i tij (FOTO)

Në një udhëtim të fundit përtej kufirit sudanez në territorin e mbajtur nga në malet Nuba të Sudanit, George Clooney dhe të tjerë që e shoqëronin atë ishin dëshmitarë të sulmeve me raketa dhe efektet e bombardimeve ajrore nga ana e regjimit sudanez kundër popullit Nuban. Ky ditar udhëtimi është shkruar dhe drejtuar nga George Clooney.
668

Dhe në 16 mars 2012 George Clooney është vendosur në pranga, pasi u arrestua në një protestë jashtë ambasadës sudaneze në Uashington.
Aktori 50-vjeçar, babai i tij Nick babai i tij dhe një numër i protestuesve të tjerë u ishin dhënë 3 paralajmërime verbale nga policia që të mos kalojnë kufirin e duhur të policisë pranë ambasadës pasi do të arrestoheshin.

Me duart e lidhura ai ëahtë shprehur për gjendjen sidomos të fëmijëve të pafajshëm në Sudan:
Ai shprehet se ajo që duam është stop ç'nderimit dhe vrasjes së tyre.
Ai i drejtohet presidentit të vendit Omar al-Bashir për situatën e krijuar i cili po provokon situatën më të rëndë të një krize humanitare në botë. Ai po bllokon ushqimet dhe çdo gjë. Ndaj jemi këtu sot për këtë gjë, që ai të mos e bëjë dhe së dyti të ndalë vrasjet e të pafajshmëve.
Ai u arrestua dhe u vendos në një furgon të Shërbimit Sekret të SHBA, gjë që tregon se ai ka një reputacion tepër të lartë.

Të mërkurën ai dëshmoi para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit për temën e dhunës në rajon.
Clooney gjithashtu u takua edhe me Presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë për të shprehur shqetësimet e tij për popullin e Sudanit.


KOMENTE