English

Mësuesja modele, nënat heqin fëmijët e tyre nga shkolla

Prindërit e zemëruar kanë tërhequr fëmijët e tyre nga një shkollë italiane, pasi u zbulua se një nga mësuesit e tyre ka paraqitur për kalendarët magjepsës, fotografi ku ajo tregohet me rroba intime.
Michela Roth, 38 zeshkane, ngjalli zemërim në mesin e nënave në shkollë por çuditërisht jo te baballarët e tyre
Amerikane e lindur, Mis Roth, ka jetuar në Itali për më shumë se dhjetë vjet, dhe ka fituar edhe disa gara të bukurisë duke përfshirë 'Mis Mama Italiana' dhe 'Mis Cultetto D'Oro"

Mis Roth, është një mësues në Castello di Serravalle afër Bolonjës
Ajo tha: "Për mua të qenit një model është puna ime e dytë. Merrem me të kur shkolla ka mbaruar dhe sidomos në festat kur unë jam kthyer në Shtetet e Bashkuara. Unë jam veshur gjithmonë në fotot dhe kurrë nuk jam lakuriq.
Unë mund të jem një modele por puna ime e parë është të qënit mësuese.
Mis Roth gjeti veten në qendër të vëmendjes, pasi u paraqit me fotot në një kalendar për Harley Davidson.

Ajo në shkollë ka një opinion të mirë dhe gëzon respektin e kolegëve. Drejtori i shkollës nuk ka pranuar të flasë mbi këtë çështje, ndërsa pas lajmit të bërë në gazetat lokale fansat e saj në facebook pësuan një rritje më të madhe dhe 80 përqind e mbështetnin për atë bënte dhe thoshte lidhur me problemin që kanë ngritur prindërit ose më saktë nënat.
Ajo shprehet se në Itali ka një problem të lirisë femërore.

KOMENTE