Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njihuni dhe vaksinohuni për sëmundjet ngjitëse para se të shkoni në Britani. Problem Fruthi
English

Njihuni dhe vaksinohuni për sëmundjet ngjitëse para se të shkoni në Britani. Problem Fruthi

Shefat e shëndetsisë amerikane u kanë kërkuar të gjithë amerikanëve që do të fluturojnë drejt Britanisë për të ndjekur lojra olimpike 2012, që duhet të vaksinohen me patjetër lidhur me sëmundjet infektive që paraqiten në Britani.

Është mjaft e rëndësishme pasi ju nuk do të sëmureni dhe ta sillni atë në familjet tuaj kur të ktheheni.

Fruthi ishte një problem i veçantë në Evropën Perëndimore dhe kryesisht për Britaninë dhe Francën.

Vitin e kaluar Anglia dhe Uellsi ka pasur 1.086 raste të fruthit.
SHBA-ja ka pasur 214 raste, në krahasim me 50 vite më parë - një rritje që zyrtarët fajësojnë importin e sëmundjes të ardhur nga europa perëndimore.

Ata paralajmëruan se Olimpiada, e cila fillon më 27 korrik 2012 dhe Euro futbolli në Poloni dhe Ukrainë, e cila fillon më 8 qershor, të dyja përbëjnë një rrezik për vizitorët amerikanë.
Mis Martin tha: "Ukraina po përjeton një pjesë të madhe shpërthim të fruthit tani.
SHBA-ja kishte ndalur përhapjen e fruthit në vitin 2000 me vaksinimet, por tani është përsëri në rritje.
Erika Jenssen, drejtor i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse në Contra Costa County, pranë San Francisco, ka thënë në një botim amerikan: "Kjo është gjëja më serioze dhe kritike që ju mund të bëni, si për t'u siguruar që ju jeni të mbrojtur, atje por që ju të mos e sillni atë përsëri në shtëpi. "
Sipas shifrave europiane, Franca ka dhjetë herë më shumë raste të fruthit se sa Britania e Madhe, duke shënuar 15.206 vitin e kaluar.
Franca, Italia, Rumania, Spanja dhe Gjermania llogariten për më shumë se 90 përqind të rasteve të fruthit në Evropë.
Britania e Madhe ka gjashtë herë më të lartë shkallën e fruthit nga 29 vende evropiane.
Por Britania e Madhe mbetet si më problematikja.
Ajo thotë: "[Fruthi] është ende në shpërthime endemike të mëdha që po ndodhin në vendet në Evropë (duke përfshirë edhe Franca, Britania e Madhe, Spanja dhe Zvicra), Afrika, dhe Azia (duke përfshirë Indinë).
"Rritja e rasteve dhe shpëerthimeve të fruthit në Shtetet e Bashkuara këtë vit nënvizon rrezikun e vazhdueshëm të importit të sëmundjes".

KOMENTE