English

Edi dhe Linda Rama urojnë Festën e Sulltan Nevruzit (VIDEO)

Besimtarët bektashianë festojnë sot ditëlindjen e të madhit Imam Aliu, njohur nga të gjithë si Dita e Sulltan Novruzit. Për besimtarët bektashinj, dita e sotme shënon nisjen e vitit të ri dhe kjo përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe.

Kryegjyshata Botërore ka nisur festimet për këtë ditë. Rreth mesditës në Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve ka zhvilluar një vizitë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda.
701
Festën e Sulltan Novruzit, Kryetari i Partisë Socialiste ia uroi në selinë e Kryegjyshatës drejtuesve më të lartë të këtij komuniteti.

Më pas duke folur për mediat Rama ka uruar gjithë besimtarët bektashinj, por edhe të gjithë shqiptarët: “Dua që t’i uroj të gjithë komunitetit bektashi më të mirat. Me këtë rast dua t’i uroj edhe gjithë të tjerëve, bashkëqytetarëve tanë një ditë të bukur, e cila të jetë një ogur i mirë për një vit të bukur. Sepse, për të tjerat jam i bindur gjërat do të shkojnë gjithnjë e më mirë.”

KOMENTE