English

Plagosen prindërit, vdes fëmija 2 vjeçar. Aksident në Kukës

Makina me targa KU 3892 A me të cilën udhëtonin tre pjesëtarë të familjes Dema ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen fëmija 2 vjeç si dhe janë plagosur dy bashkëshortët Asllan dhe Hirushe Dema.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Kalimash.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Kuksit dhe mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 vjeçari ka gjetur vdekjen.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

KOMENTE