Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ALUIZN-i, ikën Memia emërohet Ardian Kollozi
English

ALUIZN-i, ikën Memia emërohet Ardian Kollozi

Gricjet mes drejtorit të ALUIZN-it Shaban Memia dhe kryministrit Berisha kishin ca kohë që kishin filluar derisa sot Berisha ka shkarkuar atë nga detyra e të qënit drejtor.
Në vend të tij është emëruar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ardian Kollozi.

Përplasja në fakt nisi në fillim të tetorit 2011, kur Shaban Memia shkarkoi nga detyra drejtorin e ALUIZN-it për Tiranën, Ferdinand Shehu. Ky i fundit u kthye në detyrë sërish disa ditë më vonë por me urdhër të kryeministrit, ndërsa prej gati pesë muajsh historia e Shaban Memisë në fakt ka qenë e paqartë deri në vendimin e sotëm të kryeministrit Berisha.
Ndërsa ditën e martë, drejtori i ri Ardian Kollozi pritet të prezantojë veten para stafit.
Kollozi, ish deputet i partisë demokratike, e la detyrën si deputet kur garoi për kreun e Bashkisë Vlorë, garë që e humbi përballë Shpëtim Gjikës.
Ai emërohet në një post mjaft të nxehtë, pasi çështja e legalizimit nuk ka marrë akoma zgjidhje në këto 7 vite të qeverisur nga demokratët.
Madje disa herë dhe Berisha e ka kritikuar publikisht këtë çështje.

KOMENTE