English

Le të më rrahin mua të parin, shprehet Igli Totozani për paradën e homoseksualëve (VIDEO)

I përfshirë në debatin më të fundit në lidhje me një tubim për respektimin e të drejtave të komunitetit homoseksual në Shqipëri, Avokati i Popullit shprehet qartazi, se hunjtë e mesjetës do të godasin së pari personalisht atë dhe më pas manifestuesit.
725
“Në mënyrë të veçantë do të doja të jepja një mesazh, të gjithë atyre njerëzve të cilët mendojnë se do të nxjerrin hunjtë nga muzetë e mesjetës për të goditur të drejtat dhe liritë e njeriut në Shqipëri, për të cilat po punohet prej 20 e kusur vitesh. Këtyre të fundit u bëj me dije në mënyrë të drejpërdretjë dhe korrekte se unë do të jem aty ku shqiptarët manifestojnë të drejtat dhe liritë e tyre, le të më rrahin mua të parin”, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.

KOMENTE