English

Taksat nuk po vilen si duhet, shprehet Berisha (VIDEO)

Konsolidimin e pushtetit vendor, kryeministri Sali Berisha e ka quajtur si një fushë të rëndësishme të demokracisë.
726
"Në përpjekjen e parë kur qeveria vendosi të kalojë tërësisht taksat e biznesit të vogël në autoritetin e qeverive vendore nuk mund të them se patëm sukses të madh. E vërteta është që një numër jo i vogël bashkish dhe komunash bëjnë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim, por në tërësi ato që mblidhen janë qartësisht më pak se sa duhet të ishin
Përveç taksës së biznesit të vogël një taksë themelore në cdo demokraci e cila nuk mund të jetë, vecse e administruar nga ju, është taksa e pronës. Mbledhja e kësaj takse të dashur kryetarë dhe kryetare bashkish dhe komunash është absolutisht në limite të paparanueshme. Por kjo taksë në qytetet tona, kjo taksë në komunat me një gjallëri të vërtetë nuk përbën asnjë vështirësi tjetër përvec atyre burokratike", theksoi kryeministri.

KOMENTE